Vllaznia debutoi me humbje në Ligën e Kampionëve për të rinj. Ekipi shkodran u mund 3 – 1 nga Zimbru në sfidën e turit të parë e zhvilluar të martën në Moldavi.

Kuqeblutë patën rastet e tyre, por nuk i shfrytëzuan të gjitha.

Lojtarët e Zimbrus shënuan 3 herë përpara se ata të Vllaznisë të realizonin me 11-metërsh në fundin e pjesës së dytë.

Belajdi Pusi me golin e tij i jep pak shpresë shkodranëve për ndeshjen e kthimit. Takimi që do të përcaktojë ekipin që do të shkojë më tej do të zhvillohet më 18 tetor në Shkodër./Tv Klan