Viti i shtatë radhazi që e siguron së bashku me kampionatin

Pas kampionatit Vllaznia për femra fitoi edhe Kupën e Shqipërisë. Vajzat shkodrane mundën me rezultatin 4-0 Apoloninë në finalen e luajtur të enjten në Elbasan.

Skuadra fierake rivale edhe në kampionat nuk arriti të përballonte Vllazninë që po zotëron futbollin shqiptar në 7 vitet e fundit, ku i ka marrë të 2 trofetë.

Shënuese në këtë finale ishin Lufo, Leba, Gjini dhe Doçi. Vllaznia tani duhet të përgatitet për Champions League, ku sezonet e fundit ka bërë hapa përpara. Shorti pritet të hidhet në muajin Shtator, ndeshjet do të luhen në Tetor.

Tv Klan