Vllaznia e femrave në Champions League



Vllaznia e femrave në Champions League

19:19 22/10/2020

Shkodranet do luajnë me Gaziantep Alg Spor Kulubu

Vllaznia e futbollit të femrave do të luajë me skuadrën turke Gaziantep Alg Spor Kulubu në turin e parë kualifikues të Champions League. Shorti i hedhur këtë të enjte në Nion vendosi përballë kampionen e Shqipërisë me një ekip debutues në kupat e Europës.

Gaziantep fitoi të drejtën e përfaqësimit në Champions League e femrave, pasi kur kampionati ndaloi për shkak të Covid-19 ishte në vendin e parë. Gjithsesi rivali i skuadrës shkodrane është në rritje nga sezoni në sezon.

Vllaznia do të luajë si pritëse në stadiumin “Loro Boriçi” në fillim të muajit të ardhshëm dhe për shkak të pandemisë do të luhet me vetëm një sfidë, ku fituesi do të kalojë në turin e dytë. Ky është përfaqësimi i nëntë për vajzat kuq e blu në kupat e Europës.

Tv Klan




Të ngjashme