Në turin e parë kualifikues të Champions League për femra, Vllaznia do të luajë me fituesen e takimit Breznica të Malit të Zi dhe Spartak Mijava të Sllovakisë. Sipas programit, përballja do të luhet më 21 Gusht.

Skuadra kampione e Shqipërisë ka një koeficent më të lartë për shkak të paraqitjeve të mëparshme në kupat e Europës. Sezonin e kaluar Vllaznia arriti në turin e dytë duke mundur Ferencvaros të Hungarisë, por u elimiminua nga Juventus që shkoi deri në çerekfinale.

Kjo është pjesëmarrja e 11 për Vllazninë në kupat e Europës.

Tv Klan