Vllaznia fiton miqësoren me Skënderbeun





Vllaznia fiton miqësoren me Skënderbeun

19:51 15/08/2022

Josa: Ndeshja e parë e kampionatit do të tregojë sa jemi gati

Vllaznia fitoi me rezultatin 3-2 miqësoren me Skënderbeun e luajtur mbrëmjen e së dielës në Korçë. Ky ishte testi i fundit para nisjes së Superiores ku skuadra shkodrane do të luajë me Erzenin të shtunën. Trajneri Mirel Josa thotë se ajo ndeshje do të tregojë se sa gati është ekipi.

“Do të jemi gati nuk mund të themi, pasi do të jemi gati kur të përfundojë ndeshja e parë, pasi duhet të përmirësohemi në shumë aspekte. Vllaznia duhet të bëjë hapa të matur. Të presim që Latifi dhe Mala të vijnë në gjendje të mirë”.

Te Skënderbeu po përgatiten për Kategorinë e Parë. Korçarët kanë kohë që po përgatiten nën drejtimin e trajnerit Migen Memelli.

“Intensiteti i lojës ishte i kënaqshëm sidomos në pjesën e dytë dhe golat që pësuam ishin për shkak të gabimeve individuale, por gjithsesi janë gjëra që mund t’i rikuperojmë në javët në vijim”.

Skënderbeu pritet të forcohet edhe me lojtarë të tjerë, ndërsa do të zhvillojë edhe dy miqësore me Lushnjen dhe Besën para nisjes së kampionatit më 3 Shtator.

Tv Klan













Të ngjashme