Tirana mund thellë Skënderbeun në javën e parë

Vllaznia e filloi me fitore kampionatin. Ekipi i Thomas Brdaric triumfoi 5-3 në një ndeshje emocionuese në fushën e Laçit. 6 nga golat u shënuan në pjesën e parë. Latifi realizoi me 11-metërshin e vendosur me sistemin VAR. Da Silva shënoi përsëri për Vllazninë në mesin e pjesës së parë. Kundërsulmi i shkodranëve befasoi kurbinasit.

Vendasit me kalimin e minutave u shfaqën më kërkues dhe golat e malazezit Zarubica sollën barazimin 2-2 në të 39’. Pak çaste më vonë kroati Aralica i dha sërish avantazhin Vllaznisë, por në momentet e fundit të pjesës së parë Lushkja rivendosi përsëri barazpeshën në një përballje me ritëm. Në nisjen e pjesës së dytë kapiteni Gurishta kaloi në epërsi shkodranët, duke e çuar në 4-3 rezultatin.

Pavarësisht rasteve goli i fundit takimit u shënua në shtesë nga shkodranët me Kaina. Tirana filloi mbarë duke mundur 4-2 Skënderbeun në sfidën e luajtur në kryeqytet. Mbrojtësi Behiratche realizoi për bardheblutë pas 4 minutave lojë i gjendur shumë pranë portës. Avantazhi i vendasve zgjati pak, pasi Jean Victor shënoi për korçarët.

Skënderbeu e luajti pjesën e dytë me 10 futbollistë, sepse kapiteni Zguro mori të verdhin e dytë. Kjo bëri që bardheblutë të shikojnë më shumë nga sulmi. Ngoo ktheu avantazh Tiranën në të 59’. Limaj më pas i dha më shumë siguri bardhebluve me golin e tij, por ishte anglezi i cili vulosi suksesin në minutën e 73’. Goli i Mensah në shtesë nuk ishte i mjaftueshëm për të sjellë pikë për korçarët.

Të premten Teuta e nisi me fitore sezonin e ri të Superligës. Ekipi kampion në fuqi realizoi me Pepi Gorgiev, i cili shfrytëzoi një gabim të portierit Alban Hoxha. Të dielën do të luhen ndeshjet e mbetura të javës së parë Egnatia-Kukësi dhe Kastrioti-Dinamo.

Tv Klan