Sezonin e ardhshëm synohet ringritja e ekipit

Vllaznia i shpëtoi rënies me fitoren 3 – 1 me Besëlidhjën. Shkodranët treguan karakter në fushën e lojës dhe diçka të tillë e kërkon dhe në vijim trajneri Hysen Dedja.

“Na duhet të kemi këtë grintë në vazhdimësi, por duhet të ketë çdo ndeshje e kampionatit me këtë grintë”.

Sponsori Alban Xhaferi i afruar kohët e fundit thotë se sezonin e ardhshëm do të ketë një ekip me objektiva të tjerë.

“Ky është një fillim i ri për të gjithë unë i premtoj se Vllaznia madhe do të vijë në vijim”.

Një zhgënjim për Elvis Plorin që pavarësisht një sezoni shumë të mirë nuk e ngjiti Besëlidhjen në Superligë.

Më vjen mirë që shpëtoi Vllaznia, nuk doja ta kisha përballë në këtë ndeshje por më vjen keq që nuk dola me Besëlidhjen në Superligë, pasi kam bërë një punë shumë të madhe.

Sezoni i fundit që Besëlidhja ka qenë pjesë e Superligës është 2007-2008.

Tv Klan