Përballet me Apoloninë e vendit të fundit

Sfida ekstremesh në javën e 28 të Superligës. Vllaznia që është në zonën Europiane do të luajë me Apoloninë e vendit të fundit. Skuadra shkodrane që siguroi finalen e Kupës së Shqipërisë me fitoren ndaj Laçit do të shkojë me të njëjtin ritëm të dielën në Fier.

“Nëse paraqitemi si në ndeshjen e fundit do të marrim pikët në fushën e Apolonisë”, tha Brdariç.

Skënderbeu po kalon një periudhë të mirë kohët e fundit që i shton shpresën për mbijetesë. Skuadra korçare do të luajë përsëri me Teutën që e mundi në gjysmëfinalen e Kupës dhe trajneri Migen Memelli kërkon ta arrijë sërish këtë rezultat, kësaj here në kampionat.

“Insistoj të jemi në nivelin e paraqitjeve të fundit dhe mund të fitojmë me Teutën”, tha Memelli.

Ndeshja tjetër e së dielës është ajo mes Laçit dhe Bylisit.

Tv Klan