Trajneri i ri Auron Miloti parashikon një sfidë të vështirë ndaj Bylisit, por mendon për titullin

Vllaznia kërkon fitoren në takimin që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” kundër Bylisit, të vlefshëm për javën e 27 të kampionatit.

Trajneri i ri i kuqebluve, Auron Miloti, tha se për të është emocion që të drejtojë ekipin shkodran, ndërsa shtoi se beson te titulli kampion.

Ndërsa portieri i Vllaznisë, Bojan Zogoviç tha se gjatë periudhës së pushimit, skuadra ka punuar shumë mire, ndërsa atmosfera është e shkëlqyer. Ai shtoi se kuqeblutë kanë nevojë për të fituar, që të luftojnë për titullin.

Shkodranët ndodhen në vend të 5 në renditje në kuotën e 37 pikëve, 7 më pak se sa kryesuesit e Partizani dhe Tiranës. Ndërsa ballshiotët janë të parafundit në tabelë me 28 pikë pas 26 javësh.

Klan News