Shkodranët kanë gati strategjinë

Vllaznia është gati të bëjë një tjetër përmbysje në kupat e Europës. Shkodranët e humbën minimalisht të parën me AEL Limasol dhe në ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Loro Boriçi” kanë në plan të kualifikohen duke siguruar fitoren me të paktën një gol më shumë se qipriotët.

“Jemi plot energji, jam krenar për këtë që kemi arritur, edhe Shkodra duhet të jetë krenare për çfarë kemi arritur në këtë fazë. Tani duhet të japim më të mirën që të shkojmë edhe më tej. Kam zbuluar disa hapësira për përmirësim. Do të bëjmë disa ndryshime themelore dhe profesionale në nivelin e lojës, për të kuptuar nga gabimet, në mënyrë që të fitojmë.”

Pa dashje Liridon Latifi pranon se skuadra ka një strategji për t’u përballur në ndeshjen e kthimit për të cilën ka disa ditë që punon.

“AEL është i kalueshëm, por duhet të jemi shumë të përqendruar. Shpresoj të jemi në ditën tonë më të mirë, sepse ata janë një ekip me lojtarë individualistë shumë të mirë, mund të na dënojnë shumë lehtë. Ne jemi një grup shumë i fortë, kemi një staf shumë të mirë. Shpresoj t’ia arrijmë qëllimeve tonë dhe ashtu si e ka përgatitur trajneri taktikisht, të ecë ndeshja.”

Në “Loro Borici” pritet një mbështetje e madhe edhe nga tifozeria.

Një ditë më parë Teuta e kaloi turin e dytë pasi mundi 3-0 skuadfrën nga Andorra Inter Club D’Escaldes.

Mbrëmjen e së enjtes Laci do të tentojë të ruajë rezulatin e ndeshjes së parë ku fitoi 1-0 me Universitatea Crajova.

Ndërsa “Partizani” ka pak shpresë ndaj “Bazelit” me të cilin humbi 3-0 në përballjen e parë.

Tv Klan