Teuta do të përballet me Kastriotin për javën e 15

Vllaznia po vijon të kryesojë e shkëputur Superligën, por te shkodranët nuk ka eufori. Para takimit me Bylisin drejtori sportiv Matko Djarmati tha se vlera e punës së tyre do të shikohet në fund.

“Çdo ekip kur luan kundër Vllaznisë, jep më shumë në fushë, sepse luan kundër kryesuesit. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë me qetësi dhe punë. Pas 22 javësh do të shikojmë ku jemi”.

Po të mërkurën Teuta do të luajë me Kastriotin. Diferenca me Vllazninë e vendit të parë është 9 pikë, por për durrsakët objektivat mbeten të njëjtë, fitimi i kampionatit.

“Pavarësisht se ndodhemi 9 pikë larg vendit të parë. Koha do të tregojë se cili e meriton që të dalë kampion. Shpresoj që të jemi ne sepse e kemi treguar që e meritojmë”.

Kukësi do ta luajë në fushën e Apolonisë. Trajneri Rraman Hallaçi uron që të vijë kthesa pas 6 javëve ku është siguruar vetëm 1 pikë.

“Mendoj që kemi mundësi për ta kthyer dhe në këtë ndeshje duhet të marrin maksimumin, pasi nuk kemi me çfarë të presim më”.

Java e 15 do të kulmojë të enjten me derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana.

Tv Klan