Shkodranët kërkojnë sigurinë për Europën

Përballë Kukësit do të jetë një përpjekje për të qëndruar në vendin e tretë të renditjes. Vllaznia e Thomas Brdariç, kërcënohet në pozicionin e saj nga Laçi që ka vetëm një pikë më pak.

“Do të provojmë të shënojmë sa më shpejt, për të menaxhuar me qetësi vijimin e lojës. Vllaznia ka investuar për të arritur objektiva madhorë dhe ne duhet të luajmë pa presion, me shpresën që të arrijmë sa më lart të mundemi. Gëzojmë një formë të mirë sportive dhe jemi optimistë. Ndeshja me Kukësin do të jetë ndryshe nga ajo me Teutën dhe do të luajmë me pasion”, tha ai.

Kukësi kërkon një trepikësh, në 5 ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore, ndërsa këtë sezon do të mjaftohet me qëndrimin në Superligë.

Në ndeshjet e tjera të javës që do të luhen të shtunën edhe Tirana ndaj Kastriotit do të tentojë të marrë fitoren për të shpresuar për një vend në Europë. Laçi do të vizitojë Apoloninë, Teuta pret Bylisin ndërsa Partizani përballet me Skënderbeun.

Tv Klan