Teuta ndjek pas fitores me Bylisin

Vllaznia vazhdon kryesimin e Superligës, pasi mposht Kukësin në transfertë me rezultatin 1-0. Kuqeblutë hakmerren kështu për humbjen e fazës së parë në Shkodër.

Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në Elbasan, ishte e ekuilibruar në qarkullimin e topit, por rastet më të mira i pati Vllaznia, sidomos në fundin e këtij fraksioni. Miqtë ishin insistues në pjesën e dytë dhe në 58’ Arlind Kalaja gjen golin.

Sulmuesi shkodran ndoqi aksionin deri në fund përfitoi nga një zotërim jo i mirë i topit të portierit të Kukësit pas gjuajtjes të Markut. Kalaja ishte aty për të shtyrë topin në rrjetë.

Kukës u hodh me njëherë në sulm dhe në minutën e 70-të iu afrua golit me Hetemaj, që goditi shtyllën. Në fundin e ndeshjes pati vetëm një skenar, Kukësi që sulmoi pa fund dhe Vllaznia që mbrojti fort golin e vetëm. Përfundon 0-1, me Vllazninë në delir dhe Kukësin në krizë.

Në ndeshjen tjetër Teuta fitoi 2-0 në shtëpi përballë Bylisit, duke marrë vendin e dytë, tashmë 9 pikë larg Vllaznisë. Durrsakët shënuan nga një gol për secilën pjesë loje.

“Pas avantazhit të dyfishtë sikur kaluam pak në vetëkënaqësi. Duhet ta ndryshojmë këtë, pasi në ndeshjet e tjera mund të na kushtojë. Në përgjithësi jam shumë i lumtur për rezultatin”.

Teuta rikthehet forca e dytë në kampionat.

Tv Klan