Fiton edhe derbin e Shqipërisë me Tiranën

Vllaznia fitoi derbin e Shqipërisë me Tiranën, duke ruajtur kreun e renditjes me pikë të plota. Një triumf 3 – 2 shkodranëve i arritur me golin e realizuar kohën shtesë që solli edhe debutimin me humbje të Nevil Dedes te bardheblutë.

Marku realizoi me penallti në pjesën e parë, por Muçi barazoi rezultatin me fillimin e së dytës. Përpjekjet e shkodranëve sollën një tjetër gol. Autor ishte përsëri Marku. Sasraku barazoi rezultatin sërish në të 63’. Sfida u vendos vetëm në çastet e fundit nga ish-lojtari i bardhebluve, Dunga i cili realizoi golin e suksesit për Vllazninë.

Në këtë takim pati momente ankthi, kur Gyamfi u përplas me kokë në fushë. Mesfushori u transportua në spital për kontrolle të mëtejshme. Skënderbeu arriti fitoren e parë në këtë sezon të Superligës. Korçarët mundën 2 – 0 Bylisin në Ballsh në takimin e javës së tretë. Pa gola u mbyllën përballjet Teuta – Kukësi dhe Partizani – Laçi. Kastrioti barazoi 1 – 1 me Apoloninë.

Tv Klan