Shkodranët: Luftojmë deri në fund për titullin

Kishte kohë që nuk i kishim parë tifozët e Vllaznisë të festonin. Pak minuta pas fitores ndaj Kukësit, shkodranët e pranishëm në shkallët e stadiumit të Elbasanit, megjithëse të paktë në numër, kanë shprehur kështu emocionet e tyre.

Vllaznia fitoi në një ndeshje të rëndësishme. Kukësi megjithëse në krizë nuk është kundërshtar i lehtë.

Suksesi i shkodranëve nuk ishte i lehtë. Loja e skuadrës së Brdaric nisi të ngrihej në mesin e pjesës së parë. Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, futbollistët e kishin të njëjtë dëshirën për të fituar. E treguat të gjithë në aksionin që solli golin e minutës së 58.

Arlind kalaja mund të quhet heroi i ndeshjes. Sulmuesi 25-vjeçar vinte në ndeshjen e parë pas një dëmtimi të gjatë.

“Golin ia dedikoj dy familjeve të mija dhe Vllaznisë që më mbështeti shpresoj t’ia kthej….”

Tekniku Thomas Brdaric paralajmëron se tashmë skuadra e tij do të jetë më e sulmuara nga klubet e tjera të Superligës

“Jam i kënaqur me ndeshjen, por tashmë të gjithë duhet të kuptojnë se çdo skuadër do të përpiqet të na ndjerë nga objektivat e fillimit të sezonit”.

Shkodranët duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë sepse sezoni është i gjatë, dhe titulli është larg.

“Nuk ka ardhur ende fundi i fazës së dytë avash-avash jemi drejt asaj rruge”.

Vllaznia vazhdon të jetë 9 pikë nga vendi i dytë, Teuta që fitoi 2-0 me Bylisin me golat e Lorenco Vilës dhe Ildi Grudës.

Tv Klan