Teuta kërkon zonën euro të rënditjes

Vllaznia kryesuese e Superligës shkon përballë Kukësit me disa mungesa të rëndësishme. Gurishta nuk luan, as Ardit Hoxha, Dunga dhe Da Silva, por trajneri Brdaric shpreh besim të plotë për pjesën tjetër të skuadrës.

“Mendoj se kemi lojtarë që mund t’i zëvendësojnë këta futbollistë që të luajnë. Janë të përqëndruar dhe e kanë treguar në përgatitje ashtu siç ua kemi kërkuar. Mendoj se dotë jemi konkurues nesër. Kukësi nuk po kalon moment të mirë por kjo ka pak rëndësi për ne. Ndeshja nesër do të jetë ndryshe pasi ne vijmë pas disa rezultateve të mira”.

Sa i përket rezultateve të mria deri tani, për mesfushorin me cilësi sulmuese Arlind Kalaja, një ish-lojtar i Kukësit, merita është tek harmonia e grupit.

Katër humbje dhe një barazim në 5 ndeshjet e funddit. Tek Kukësi duhet tu rikthehen fitoreve. Një sukses ndaj skuadrës së vendit të parë do të ishte mjaft domethenës për verilindorët.

Teuta do të përbalet me Bylisin. Durrsakët kërkojnë të futen sërish në zonën europiane të renditjes.

Për javën e 14 të Superligës Tirana përballet me Kastriotin, Partizani me Skënderbeun ndërsa Apolonia pret Laçin.

Tv Klan