Vllaznia triumfoi me rezultatin 2-0 Bylisin, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Superligë.

Shkodranët regjistruan fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe marrin kryesimin e renditjes.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën, ekipet u shfaqën më sulmuese. Vllaznia e nisi me gol pjesën e dytë, pasi shënoi Stojanovic në minutën e 47-të.

Ballshiotët kishin mundësinë e artë në minutën e 64-t, por Ruçi gaboi nga penalltia, duke gjuajtur mbi traun e portës.

Goditjen përfundimtare e dha Bekim Balaj, i cili shënoi në minutën e 80-të, për të vulosur takimin në 2-0.

Me këtë fitore, Vllaznia mban vendin e parë në renditje me 13 pikë, ndërsa Bylis renditet i parafundit me 5 pikë të grumbulluara. /tvklan.al