Tirana humb me Teutën, Partizani fiton me Kukësin

Me dy fitore në dy ndeshjet e para të kampionatit, Vllaznia mori kreun e renditjes. Shkodranët fituan ndaj Skënderbeut. Shkodranët realizuar golin e parë me Haris në minutën e 33. Përfituan nga euforia e momentit për të gjetur të dytin me Da Silva në të 42.

Tirana humbi me Teutën në ndeshjen e luajtur në Pogradec për javën e dytë të Superligës. Në mesin e pjesës së dytë, një goditje dënimi u kthye në fatale për bardheblutë. Lorenco Vila u tregua i aftë pas një krosimi perfekt nga Devi Bregu. Goditja e tij me kokë nuk u arrit të ndalej duke përfunduar në rrjetë.

Partizani mundi 2-0 Kukësin në Loro Borici. Golat e të kuqve erdhën në pjesën e dytë të takimit. Nuk ishte e lehtë dhe pas disa tentativash, zhbllokimi i rezultatit erdhi falë këmbënguljes së të kuqve. Kur sfida ishte drejt fundit, futbollistët e Kukësit e kishin ulur ritmin e lojës dhe vëmendjen ndaj kundërshtarit. Solomon u harrua nga mbrojtësit që ishte në zonë dhe shënoi ndoshta golin më të lehtë në karrierë.

Në ndeshjet e tjera u regjistrua barazim 1-1 mes Laçit dhe Kastriotit, ndërsa 2-2 përfundoi Apolonia-Bylis.

Tv Klan