Vllaznia në Ligën Ballkanike

Posta

Vllaznia në Ligën Ballkanike

16:58 21/10/2019

Skuadra e basketbollit e nis me Ibar Rozaje

Vllaznia kthehet në Ligën Ballkanike pas 5 vitesh. Skuadra e basketbollit të meshkujve do të hapë këtë turne me takimin që do të luajë me Ibar Rozaje të martën në Shkodër. Te Vllaznia shpresojnë që të kenë rezultat në këtë turne.

“Jemi duke parë problemet që patën në dy ndeshjet e fundit dhe po punojmë që t’i zgjidhim që mos të na shfaqen te kjo ndeshje dhe na e bëjnë më të vështirë. Kemi parë dy ndeshje të kundërshtarit dhe po përpiqemi t’i gjejmë pikat e dobëta dhe t’i analizojmë. Është një eveniment Ballkanik dhe shpresoj që marrim një rezultat pozitiv”, thotë Ervin Bërdica, Zv/trajner i Vllaznisë.

Amerikani Periene thotë se duhet të luftojnë në çdo sfidë.

“Fillimisht duhet të luajmë mirë në mbrojtje pastaj të shikojmë nga sulmi. Ka disa skuadra konkurruese nga Bullgaria, Kosova dhe Mali i Zi, prandaj duhet të luftojmë në çdo ndeshje.”

Në Ligën Ballkanike marrin pjesë 5 skuadra mes tyre dhe Peja dhe Rahoveci nga Kosova. Në sezonin e kaluar të Ligës Ballkanike garoi Teuta, që mbërriti deri në finale, por pa e fituar trofeun.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi