Shkodranët dominuan sfidën, marrin pikët e plota në ndeshjen e parë

Vllaznia e nis me fitore këtë edicion të Superiores duke mundur në shtëpi Kukësin me shifrat 3-1. Shkodranët dominuan sfidën dhe morën një fitore bindëse.

Ata ia dolën të shënonin të parët me Stojanoviç, por më pas u goditën shpejt nga goli i La Torre. Një penallti e dhënë me VAR ktheu përsëri shkodranët në avantazh dhe u dha qetësinë pas atij goli që kishin pësuar.

Lëvizjet e Memellit i dhanë një tjetër gol shkodranëve me Hagaj duke vulosur shifrat përfundimtare në 3 me 1. Vllaznia merr pikët e plota në ndeshjen e parë të kampionatit.

Klan News