Fazë përgatitore për Conference League

Vllaznia u nis këtë të mërkurë për në Austri ku do të kryejë fazën përgatitore për kupat e Europës. Trajneri Mirel Josa ka bërë disa ndryshime në ekip që të jetë më i plotësuar për ndeshjet e Conference League.

Kuqeblutë do të qëndrojnë në kampin stërvitor austriak deri më 13 Korrik ku do të zhvillojnë edhe miqësore që janë të domosdoshme. Trajneri Josa do të ketë mundësinë të shikojë gjendjen fizike të lojtarëve, jo vetëm në stërvitje, por edhe në ndeshje.

Në këto takime mund të qartësohet edhe skema e formacioni që do të përdoret ndaj Universitatea Craiova. Si fituese e Kupës së Shqipërisë Vllaznia do ta nisë nga turi i dytë i Conference League. Ndeshja e parë do të luhet më 21 Korrik në Shkodër, ndërsa 1 javë më pas do të jetë sfida e kthimit në Rumani.

Tv Klan