Tirana luan kundër Laçit të vendit të fundit

Vllaznia-Partizani vjen në javën e 7 të kampionatit si ndeshja më e rëndësishme. Shkodranët janë në mesin e tabelës por vetëm 2 pikë larg të kuqve të vendit të parë.

“Duhen rregulluar disa gjëra, për faktin sepse duhet të kemi një pjesëmarrje më të madhe në zonën e kundërshtarit dhe duhet të jemi shumë më të kujdesshëm në pasin e fundit. Gjithashtu nuk duhen humbur ekuilibrat e skuadrës, sepse Partizani është një skuadër që ka lojtarë cilësorë”.

Të kuqtë që vijnë nga humbja në derbi do të përpiqen të fashojnë plagët e nuk ka më mirë se me një fitore ndaj Vllaznisë që është një ekip i rëndësishëm i Superligës.

Tirana do të luajë kundër Laçit të vendit të fundit, por për Orges Shehin kurbinasit nuk duhen marrë lehtë.

Erzeni – Egnatia është ndeshja tjetër që do të luhet këtë të premte.

Tv Klan