Të dielën luhen edhe Kukësi–Bylis dhe Skënderbeu-Apolonia

Vllaznia do të presë të dielën Kastriotin në javën e 16-të të kampionatit. Një nga lojtarët kryesorë të ekipit, Herald Marku beson te grupi, pasi po kalon një periudhë të mirë.

“Është një ndeshje e vështirë dhe një kundërshtar i fortë. Futemi në fushë për të marrë fitoren. Po kalojmë një gjendje të mirë”.

Vllaznia kryeson Superligën dhe është 9 pikë e shkëputur nga ndjekësit.

Po të dielën Kukësi do të luajë me Bylisin, ndërsa Skënderbeu do të presë Apoloninë.

Të hënën janë përballjet më interesante të javës së 16-të. Tirana do të luajë me Laçin, por vëmendja është te sfida Teuta–Partizani, që vlen për vendin e dytë.

Tv Klan