Shkodranet kalojnë në turin tjetër të Champions edhe me barazim

Vllaznia është shumë pranë fazës së 1/3 të Champions League për femra. Fitorja 1 – 0 ndaj maltezeve të Birkirkara ishte e dyta në grupin eliminator, duke e mbajtur në krye me pikë të plota.

Ndeshja e fundit me skuadrën lituaneze Gintra do të vendosë fatin e shkodraneve që janë një hap nga kualifikimi historik.

Përballja me mikpritëset e kësaj faze të Champions League do të luhet të martën. Vllaznisë i mjafton edhe një barazim për të shkuar më tej.

Tv Klan