Shkodranët rikthehen në “Loro Boriçi”

Vllanzia dhe Dinamo do të përballen të hënën në stadiumin “Loro Boriçi”. Shkodranëve u ka munguar fusha e tyre dhe sipas trajnerit Thomas Brdariç duhet ta shijojnë këtë ndeshje.

“Gjashtë ndeshje jashtë janë shumë. Këtë takim duhet ta shijojmë dhe tu tregojmë të gjithëve se jemi aty, me ndeshjen që është e rëndësishme. Mendoj se ekipet janë të balancuara dhe do të mundohemi të tregojmë punën e bërë gjatë javës”, tha Brdariç.

Si Vllaznia dhe Dinamo nuk kanë humbje, por në 4 javët e para të Abissnet Superiore numërojnë 1 fitore dhe 3 barazime. Për trajnerin e dinamovitëve Bledi Shkëmbi ky kampionat është i vështirë dhe asnjë ekip nuk po dallon mbi të tjerët.

“Kampionati duket që është nga më të vështirët dhe asnjë skuadër nuk po bën diferencën dhe jam i bindur që asnjë deri në fund nuk do të arrijë të bëjë diferencë të madhe”, tha ai.

Të dy ekipet kanë mungesa për sfidën që do të nisë në orën 19:45 të së hënës në Shkodër.

Tv Klan