Shkodranët synojnë ta mbyllin të parët për 2020

Vllaznia synon ta mbyllë në vendin e parë, ndërsa pret Skënderbeun të dielën në Shkodër. Korçarët nuk kanë të njëjtin ritëm si sezonet e kaluar dhe ndodhen të parafundit, por Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati, nuk i shikon të tillë.

“Skënderbeu nuk ka asgjë për humbur ndaj nesh. Është e vështirë ndaj të tillë ekipesh. Do e marrim këtë ndeshje siç i kemi marrë të gjitha deri më tani”, tha ai.

Teuta do të presë Tiranën në takimin e javës së 11. Trajneri i bardhebluve, Nevil Dede beson te personaliteti i ekipit të tij.

“Befasia do të jetë e rëndësishme për këtë ndeshje. Kemi një skuadër, që po merr formë dhe ka personalitet shumë të fortë, edhe kur ajo vuan apo është në disavantazh gjithmonë reagon”, tha Dede.

Po të dielën Partizani do të luajë me Kukësin. Kastrioti do të presë Laçi, ndërsa Bylisi do të përballet me Apoloninë.

Tv Klan