Partizani ka përballje direkte me Laçin

Java e 21 e Superligës sjell Klasiken e futbollit shqiptar. Vllaznia prej Tiranën në “Loro Boriçi”.

“E dimë rëndësinë e ndeshje dhe sesi shkodranët e presin këtë sfidë. Do hyjmë në fushë për të marrë tri pikët. Unë bazoj këtë vendosmëri në sjelljen e skuadrës, te lojtarët e mi. E dimë se në javët e fundit nuk kemi bërë atë që të gjithë kanë pritur”.

Në pamundësi për të mbështetur siç duhet skuadrën në këtë moment tifozëria e Vllaznisë ka shpalosur në stadium një banderolë gjigande me mbishkrimin “One team, one Dream”. Ne besojmë, luftoni për ne.

“Ata janë më të mirët, e di që presin shumë nga ne. Le t’i bëjmë të ëndërrojnë, sepse njerëzit këtu identifikohen me këtë”.

Nga ana tjetër Orges Shehi i Tiranës është përpara sfidës së vërtetë. Skuadrës së tij i duhet çdo pikë e mundshme, por kjo ndeshje është një provë edhe për të personalisht.

“Duhet të sillemi si kampionët në fuqi, duhet të hyjmë me këtë mentalitet përballë një kundërshtari që po bën mirë. Është klasikja e futbollit shqiptar, kështu që motivimi nuk mungon tek asnjë. Na mungojnë dy shtyllat e mbrojtjes Najdovski-Hoxhallari, por do të përshtatemi me këto vështirësi. Shpresoj t’ia dalim”.

Edhe partizani është përballë një pengese të madhe. Laçi i Shpëtim Duros nuk ka falur askënd në 5 ndeshjet e fundit. Brenda kësaj ndeshjeje do të ketë shumë emocione, por Ilir Daja, çuditërisht arrin të ruajë qetësinë dhe këtë ua transmeton edhe lojtarëve.

Në orën 16:00 do të nisë ndeshja Teuta-Kukësi.

Java e 21 e Superligës sjell përballje të rëndësishme edhe për skuadrat e tjera. Bylis pret Skënderbeun ndërsa Kastrioti Apoloninë 

Tv Klan