Skuadra shkodrane mund 3-1 Besëlidhjen në play off

Vllaznia do të jetë në Superligë edhe në sezonin e ardhshëm. Skuadra shkodrane mundi me rezultatin 3-1 Besëlidhjen në përballjen play off e zhvilluar të dielën në stadiumin “Loro Boriçi”.

Kruja dhe Marku realizuan për Vllazninë në pjesën e parë, ndërsa Xhorxheviç ndezi shpresat e Besëlidhjes me golin e tij. Ndeshja u vulos në të dytën kur kapiteni i shkodranëve, Lika shënoi duke i dhënë suksesin ekipit të tij.

Skuadrat që vijnë nga Kategoria e Parë në Superligë janë Apolonia dhe Kastrioti.

Tv Klan