Vllaznia rikonfirmohet ekipi më i mirë i Shqipërisë në futbollin e femrave. Skuadra shkodrane mundi Tiranën me rezultatin e thellë 6 – 1 në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke fituar për herë të pestë radhazi këtë trofe.

Një sukses i vulosur që në pjesën e parë ku Vllaznia realizoi 4 herë.

Marsela Djegsina ishte më e spikatura me 2 gola të shënuar. Vllaznia synon edhe titullin kampion. Vajzat shkodrane kryesojnë klasifikimin pas 9 javësh kampionat me pikë të plota.

Tv Klan