Tirana në transfertë mund Laçin

Vllaznia mban premtimin edhe në ndeshjen ndaj Kastriotit. Shkodranët morën fitoren me golin e Ardit Hoxhajt të shënuar në kufijtë e kohës së rregullt.

Ky sukses i rikthen edhe një herë ata në krye të renditjes, por që duhet të falenderojnë Tiranën që fitoi kundër Laçit në fushën e këtij të fundit. Celhaka në mesin e pjesës së parë i dha avantazhin bardhebluve.

Por në minutën e 40’ Mazrekaj barazoi. Pjesa e dytë ishte me të njëjtin ritëm teksa asnjë prej skuadrave nuk pajtohej me barazimin. Në minutën e 78’ Ismailgeci shënoi golin e dytë për ekipin e Orges Shehit.

Bylisi në fushën e vetë fitoi 2-1 më Kukësin duke ulur gjithnjë e më shumë shpresat e veriorëve për pjesëmarrjen në Europë.

Skënderbeu fitoi debrin e fundit të tabelës me Apoloninë duke parakaluar fierakët por gjithsesi këto dy skuadra mbeten në zonën e rënies nga kategoria.

Pas pak minutash pritet të nisë sfida më e rëndësishme e javës Partizani – Teuta.

Tv Klan