Vllaznia kërkon të lërë pas ecurinë negative në dy javët e fundit dhe ndaj Kukësit tenton 3 pikët dhe konsolidimin e vendit të tretë në Superiore.

“Do të provojmë të shënojmë sa më shpejt, për të menaxhuar me qetësi vijimin e lojës. Vllaznia ka investuar për të arritur objektiva madhorë dhe ne duhet të luajmë pa presion, me shpresën që të arrijmë sa më lart të mundemi”, është shprehur trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric.

Kukësi po kalon një formë shumë të dobët, ku në pesë ndeshjet e fundit ka arritur të marrë vetëm një fitore. Ecuri që duket se e ka konfirmuar në mesin e më të mirëve në Superiore.

Sfida mes Kukësit dhe Vllaznisë çel javën e 32-të të Superligës. Ndërsa të shtunën luhet pjesa tjetër, ku spikat sfida mes Skënderbeut dhe Partizanit. Duelet e tjera të javës janë Tirana-Kastrioti,  Apolonia-Laçi dhe Teuta-Bylis.

Klan News