Partizani thyen thellë Kukësin

Vllaznia mban ritmin e fitoreve edhe ndaj Skënderbeut, duke fituar 5-1. Kuqeblutë të pashqetësuar në krye të renditjes. Ardit Hoxhaj, realizoi 4 gola për shkodranët, por ishte Imeri që hapi rrugën e suksesit me golin e shënuar që në minutën e parë.

Partizani ngjitet në vendin e dytë duke arritur një fitore të rëndësishme përballë Kukësit. Në “Elbasan Arena”, të kuqtë fituan 4-1.

Sfida u zhbllokua në minutën e 38’ kur Jasir Asani mori një top nga Bardhi dhe e dërgoi në rrjetë. Me fillimim e së dytës, Partizani shënon sërish.

Eneo Bitri dërgoi në rrjetë krosimin e Malës. Kukësi tentoi të kthentë fatin e ndeshjes duke u hedhur i gjithi në sulm por pa mundur të finalizojë rastet ndërsa Partizani, gjeti golin e tretë me Bardhin. Tjetër gol që u nis nga një goditje standarde.

11-metërshi i minutës së 79’ u kthye në gol nga Mala dhe Partizani kryesonte 4-0. Në fund të takimit një penallti për Kukësin që shënua nga Ibrahimi.

Mes Tiranës dhe Tteutës përfundoi në barazim 1-1. Bylis fitoi 3-1 ndaj Apolonisë. Mes Kastriotit dhe Laçit ishte përballje e fortë. Krutanët morën 3 pikët me golin e Prodanit.

Tv Klan