Vllaznia triumfoi ndaj Teutës me rezultatin 2-1, me golin e fitores që u shënua vetëm në minutat e fundit të takimit.

Sukses i vuajtur, por i merituar për shkodranët, që ishin dominues për shumicën e kohës. Esat Mala zhbllokoi takimin në minutën e 20-të, duke shënuar pas një aksioni model.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Teuta barazoi me Nasr në minutën e 58-të.

Vllaznia shënoi me Matuti pak minuta para mbylljes nga koha e rregullt, por VAR-i e anuloi për prekje me dorë.

Shkodranët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 95-të, ishte Bekim Balaj, që riktheu avantazhin, duke shënuar me kokë, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së Brdaric.

Me këtë fitore, Vllaznia mban kryesimin me 10 pikë të grumbulluara, ndërsa Teuta mban vendin e pestë me 6 pikë. /tvklan.al