Vllehët marrin pasaporta rumune



Vllehët marrin pasaporta rumune

19:13 08/05/2020

Vllehëve të Shqipërisë dhe të Ballkanit ju është hapur rruga që të pajisen me pasaportë të shtetit rumun, pas miratimit të ligjit nga Senati në Bukuresht.

Ligji i ri thjeshtëzon procedurat për marrjen e nënshtetësisë rumune nga personat me origjinë të vjetër rumune në shtetet e Ballkanit, por edhe në Hungari e Ukrainë. Në Shqipëri shumica e vllehëve sot jetojnë në Fier, Vlorë, Korçë, Pogradec, Elbasan dhe  Përmet.

Sipas këtij ligji, për të marrë nështetësinë e pasaportën rumune, shtet anëtar i BE-së ky, krahas origjinës vllahe, arumune , duhet të kenë skedën penale të pastër nga krimi. Duhet gjithashtu të kesh njohuri të gjuhës dhe të qytetërimit rumun.

Në Serbi, Maqedoni, Shqipëri dhe Ukrainë ka mjaft kërkesa nga persona me origjinë të largët etnike rumune, që kërkojnë të bëhen shtetas rumunë dhe të pajisen me pasaporta rumune duke përfituar meqënëse ky shtet është anëtar i Bashkimit Europian.

Në vitin 2013, u hap një Qendër Rumune e Informacionit në qytetin e Korçës, e cila jep mësime falas gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë rumune dhe ju ofron studentëve udhëtim falas në Rumani.

Sipas shtypit grek, për t’i bërë presion pakicës greke në Epirin e Veriut rreth 120,000 njerëz dhe për të kontrolluar zhvillimin e helenizmit, në vitin 2012 Shqipëria i njohu zyrtarisht vllehët si pakicë kombëtare.

Po ashtu thuhet se Rumania beson se për shkak se vlonjatët flasin një gjuhë të ngjashme me rumanishten, ato në fakt tashmë do të deklarohen si rumunë dhe të përfitojnë tashmë pasaportat.

Klan Plus







Të ngjashme