Nga 1 Janari i vitit 2019, shërbimi urban publik i Bashkisë Vlorë nuk do të funksionojë. Kjo për shkak se ka shënuar humbje të mëdha këto vite. Sipas bashkisë, Parku Urban ka 440 milionë lekë. Aktualisht në Vlorë funksionon edhe shërbimi urban privat. Dhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak u votua unanimisht për mbylljen e këtij institucioni.

“Duket se ky vendim i Këshillit Bashkiak ka ardhur edhe për shkak të faktit se të ardhurat e Parkut Urban të Vlorës nuk kanë qenë të mjaftueshëm për të mbajtur në këmbë këtë institucion”.

Shërbimi urban publik i Bashkisë Vlorë ka në inventar 11 autobusë, nga të cilët vetëm pesë prej tyre janë ende në funksion, kurse 6 të tjerë të vjetëruar nuk janë në linjë.

Në këtë institucion janë aktualisht 50 punonjës, të cilët pritet pas 1 Janarit të sistemohen në institucione të tjera. Kurse në të ardhmen sipas kryetarit të Bashkisë, Dritan Leli, do të shikohet  mundësia e një referimi të plotë të institucionit të Parkut Urban në varësi të Bashkisë Vlorë. /abcnews.al