Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Bledi Çuçi në fjalën e tij në çeljen e fushatës së Partisë Socialiste u shpreh se Vlora hyn në këtë garë si shëmbëlltyra më kuptimplotë e vizionit të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës.
Çuçi u shpreh i bindur se në 12 Maj do të marrin nëntë mandate deputeti në qarkun e Vlorës teksa ftoi të gjithë që të bashkohën me Partinë Socialiste.
Bledi Çuci: Të dashur qytetarë ne jemi sot këtu në këtë shesh në një moment historik jo vetëm për të kërkuar votën tuaj, por për të bërë realitet bashkë me ju një ëndërr të përbashkët, pasaportën europiane për çdo shqiptarë.Mandati jonë i katërt nën drejtimin e Edi Ramës do të jetë kurorëzimi i rrugëtimit tonë të përbashkët për një Shqipëri që më në fund bëhet anëtare me të drejta të plota në familjen Europiane.
Vlora hyn në këtë garë si shëmbëlltyra më kuptimplotë e vizionit të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Nga një qytet i degraduar në një perlë të Mesdheut, me Lungomaren, bulevardin, rivitalizimin e qendrës historike, aeroportin e ri ndërkombëtarë, tunelin e Llogarasë dhe me rreth 150 projekte të mëdha publike vetëm në qytet dhe qindra investime të tjera në çdo njësi administrative ne kemi treguar se si përkthehet vota për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Ndryshimi është ndjerë në çdo cep përgjatë rivierës dhe në brendësi të fshatrave malore ku infrastruktura e re ka hapur një dritare mundësish dhe prespektivë për të gjithë qarkun.
Vijmë sot në shesh me tetë mandate të konsoliduara dhe ju premtojmë se do të vijmë në datë 12 me nëntë të tilla sepse qytetarët e këtij qarku dinë të besojnë tek ata që punojn dhe janë mjafuteshëm të mendshëm për të mos hedhur votën dëm në kënetë.
Edhe në mandatin e katërt do të vazhdojmë ku Aeorporti i ri i Vlorës do të jetë funskional për të pritur turistë nga e gjitë bota. Vlora, Saranda, Himara me porte të reja me infrastrukturë sipas modelit më të mirë të rivierave europiane do të bëhen nga kartolinat më të bukura të Mesdheut. Ne nuk kërkojmë votën vetëm të socialistëve. Kështu që më 11 Maj le ta përfundojmë bashkë këtë betejë. Bashkohuni në numrin 5, bashkohuni në Partinë Socialiste.
/tvklan.al