I ftuar në studion e Opinion në Tv Klan, Besmir Lulaj tregoi për potencialin e qytetit të Vlorës. Ndonëse tha se zhvillimi i infrastrukturës ka vonuar, ai u shpreh se projektet e ardhshme për këtë qytet do ta kthejnë atë në një fizionomi turistike të plotë, duke e krahasuar këtu dhe me Dubrovnikun.

Besmir Lulaj: Vlorës i ka munguar për një kohë shumë të gjatë infrastruktura, nuk e patur infrastrukturën turistike në kohë. Ka ndoshta jo më pak se 5 vite që ka formuar një lloj destinacioni.

Blendi Fevziu: Ja ka investime Vlora, ja s’ka qytet tjetër në Shqipëri…

Besmir Lulaj: Nuk ka pasur asnjëherë, Vlora filloi të përmendej si destiancion turistik që në momentin që mbaroi investimi i Lungomares, u rivitalizua bulevardi.

Blendi Fevziu: Vlora ka investime të jashtëzakonshme, unë pashë një projekt nuk e di sa do të jetësohet, por nëse ndodh ishte i jashtëzakonshëm.

Besmir Lulaj: Po të shikosh, Vlora ka disa projekte që do plotësojë një fizionomi turistike të plotë, duke filluar që nga aeroporti, porti i jahteve që mendohet të jenë dy dhe këto të dyja do ta bëjnë Vlorën, me asnjë gjë më pak se Dubrovniku. Dhe po ta shikosh, Dubrovniku sot në vetvete ka 90% më shumë rezervime në statistikë zyrtare në Booking seç ka e gjithë Shqipëria, jo vetëm Vlora. Është një qytet bregdetar dhe ti sa herë kalon aty nuk shikon asnjë bar peshkatari, jo më jahte./tvklan.al