Një aksident i rëndë ku u përfshinë dy automjete i ka marrë jetën një 18-vjeçari dhe janë plagosur rëndë 4 të rinj të tjerë. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë, pranë fshatit Bishan, ndërsa shkak dyshohet shpejtësia e madhe dhe parakalimi i gabuara që kreu njeri prej drejtuesve të mjeteve.

4 të plagosurit pas ngjarjes u transportuan në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa policia ka shoqëruar një nga drejtuesit e mjeteve për të mësuar rrethanat e ngjarjes.

Për shkak të aksidentit, autoritetet bllokuan totalisht qarkullimin e mjeteve në njërin krah në këtë autostradë.

Klan News