Policet e plagosurTre furgona policie të cilet po lëviznin në aksin rrugor Vlorë-Novoselë u përfshinë në një aksident, nga i cili mësohet se janë plagosur 12 efektivë policie.

Efektivët ishin pjesë e forcave speciale të burgjeve të Tiranës dhe po lëviznin në këtë aks me një mision kontrolli të paparalajmëruar në ambientet e paraburgimit të Vlorës.

Nga të plagosurit mësohet se njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe po i nënshtrohet një operacioni në spitalin rajonal të Vlorës. Ndërsa 11 efektivët e tjerë kanë marrë ndihmën e parë dhe mësohet se kanë vetëm dëmtime të lehta.

Identiteti i efektivëve ende nuk bëhet i ditur dhe po kështu të paqarta mbeten ende shkaqet që çuan në këtë aksident mes tre mjeteve të eskortës së kontrollit.

Dy furgonat e policisë kanë qenë të shoqëruara edhe nga një tjetër automjet tip fuoristradë dhe mësohet se janë përplasur njëra pas tjetrës.

Blutë e Vlorës ndodhen në vendngjarje për të bërë edhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti  mes mjeteve të policisë.