Policia e Vlorës, ka arrestuar 3 persona në një orperacion në lagjen “Pavarësia”, në qytetin Vlorës. Gjatë një kontrrolli të ushtuar në një pikë bastesh sportive, uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë, për armë armëmbajtjes pa leje”, 3 shtetasit:

Vasil Papa, 32 vjeç, banues në Selenicë – Vlorë.

Ergyst Murati, 27 vjeç, banues në Vlorë.

Klajdi Begaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Pesonave në fjalë u janë gjetur me vete, armë dhe muninicione. Kështu Vasil Papa, dispononte një armë zjarri (në brez) pistoletë të llojit “TT” model 54, 2 krëhëra me nga (7+6) fishekë plus 1 fishek tjetër, i cili ndodhej në folenë e fishekut, duke paraqitur një rrezikshmëri të lartë për qytetarët.

Gjithashtu, pranë një tavoline në të cilin po qëndronin shtetasit: Klajdi Begaj dhe Ergyst Murati, u gjetën 2 armë zjarri të tjera (TT dhe Beretta), si dhe 2 krëhëra me 7 dhe 15 fishekë, të cilat ishin të fshehura në pjesën e dyshemesë.

municione ne vlore

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

2 armë zjarri pistoletë të llojit “TT” model 54,

1 armë zjarri pistoletë të llojit “Beretta”,

21 fishekë të kalibrit 6.72 mm,

15 fishekë të kalibrit 9 mm,

6 aparatë celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë dhe mbi shtetasit rëndon vepra penale, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”./tvklan.al