Vlora-uji-i-ftohte

Policia e Vlorës është në kërkim Kreshnik Nazërajt, i cili një ditë më parë vrau me armë 32-vjeçarin Merdar Binjakaj dhe plagosi dy kushërinjtë e tij në zonën e Ujit të Ftohtë.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se uniformat blu të qytetit bregdetar kanë qenë në dijeni të konfliktit mes autorit dhe kushërinjve Binjakaj.

Tri ditë më parë, Nazëraj dhe tre kushërinjtë janë konfliktuar po në të njëjtin vend, debat për të cilin policia i shoqëroi në komisariat, por i la të lirë pas sqarimeve për ngjarjen. Ditën e djeshme, viktima Merdar Binjakaj i shoqëruar nga dy kushërinjtë e tij i kërkoi Kreshnik Nazërajt t’i paguajë dëmshpërblimin për prishje të njëanshme të kontratës së qerasë së hotelit, por ky i fundit ka qëlluar me armë duke lënë një të vrarë e dy të plagosur.