Policia Rrugore ka vijuar kontrollet me radar në aksin Vlorë-Fier dhe në 6 orë monitorim janë pezulluar 19 patenta.

 Autoritetet në një njoftim për mediat sqarojnë se  patentat janë pezulluar pasi shoferët janë kapur duke udhëtuar me shpejtësi që varionte nga 145 km/h deri në 166 km/h.

Ndërkohë në këtë aks rrugor janë 62 masa administrative për shpejtësi, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të patentës.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë pezulluar 63 Leje Drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Në të gjithë vendin janë arrestuar 11 shtetas, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa patentë. Po ashtu janë vendosur dhe 1690 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor./tvklan.al