Policia ka arrestuar në flagrancë 32-vjeçarin B.K., banues në Vlorë. Ky person u kap në Bulevardin “Ismail Qemali” Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet, Policia ka gjetur një armë sportive pa lejen e organeve kompetente.

Policia ka arrestuar në flagrancë edhe 31-vjeçarin E.V. banues në Vlorë. Ky shtetas u kap në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 19 vjeçare.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./tvklan.al