Në spitalin e Vlorës janë regjistruar 25 raste me grip dhe nga këto 8 raste konsiderohen me virusin AH1N1.

Tetë raste janë regjistruar me virusin AH1N1 në qytetin e Vlorës. Drejtoria Rajonale e Shëndetit në Vlorë konfirmon se mes tyre është dhe një fëmijë.

“Janë konstantuar rreth tetë raste të virusit të gripit AH1N1 ose të gripit të derrit. Nga këta shtatë kanë qenë të rritur dhe një ka qenë fëmijë”,

tha Agron Bashllari, shefi i Epidemiologjisë në Vlorë.

Në spital janë regjistruar 25 raste të rënda të trajtuara në reaminacion. Por pavarësisht nga kjo Shefi i Epidemilogjisë në drejtorinë e Shëndetit në Vlorë Agron Bashllari thotë se situata nuk është alarmante.

“Merr emrin gripi i derrit sepse mutacioni u krijua nga organizmi i derrit, por është virus human, domethënë nuk kemi pse vrasim mendjen për derrin ndërkohë që është një virus që qarkullon si gjithë viruste e tjera, ra nga njeriu, te njeriu”

, tha ai.

Deri tani zyrtarisht janë shënuar 2 të vdekur nga ky virus, ndërsa po bëhen analizat për të saktësuar nëse dhe një viktimë e tretë ka humbur jetën nga ky virus./abcnews.al