gomone ok

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Guardia Di Financën ka arrestuar 4 persona të cilët dyshohen se janë  pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të drogës.

Arrestimi i tyre u bë në bregdetin e Semanit në Fier, teksa personat në fjalë po prisnin një mjet lundrues që ishte nisur nga bregdeti i Vlorës dhe që më pas do të trafikonte drogë drejt Italisë. Autoritetet shqiptare dhe ato italiane ishin në dijeni të itenerarit të skafit dhe ishin vënë në ndjekje të tij.

Mjeti lindrues u braktis nga drejtuesi i tij në afërsi të Zvërnecit. 4 të arrestuarve iu gjetën dy armë automatike dhe municione, ndërsa policia ka shpallur në kërkim drejtuesin e skafit.