Një tjetër makine i është vënë eksploziv natën e kaluar në qytetin bregdetar të Vlorës.

Sipas policisë, rreth orës rreth 02:10 të mëngjesit të së mërkurës, në lagjen ”10 Korriku”, i është vendosur lëndë eksplozive automjetit tip ”Audi”, në pronësi të 64-vjeçarit S.B.

Sipas forcave blu, mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës dhe ka dëmtime në pjesën e përparme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve./tvklan.al