Qeveria e Maqedonisë urgjentisht duhet të kërkojë një ekip ekspertësh të BE-së, për të mos e vënë në rrezik regjimin pa viza për qytetarët e Maqedonisë drejt vendeve të BE-së. Është kjo kërkesa e radhës e VMRO-DPMNE-së lidhur me aferën e shumëpërfolur “pasaportat” ku kriminelë të rangut të lartë të rajonit janë pajisur me dokumente maqedonase të udhëtimit.

“E vlerësojmë të rëndësishme kërkesën e VMRO-DPMNE-së që të mos cënohet regjimi pa viza për qytetarët e Maqedonisë me vendet anëtare të BE-së, Qeveria urgjentisht duhet të dërgojë kërkesë në Drejtoratin e Përgjithshëm për Punë të Brendshme të BE-së, dhe ta ftojë një ekip të BE-së, që do të kryejë revizionin e këtij skandali të ashtuquajtur “Mafia” për të konstatuar lëshimet e sistemit, dështimin e kontrollit kufitar dhe se si këta njerëz që kërkohen me fletarrest kanë pasur mundësi të hyjnë në Maqedoni dhe të marrin pasaporta maqedonase”.  

Socialdemokratët lidhur me këtë aferë gishtin e drejtojnë tek VMRO-DPMNE-ja duke rikujtuar, sipas tyre, skandalet me votuesit e Pustecit në Zgjedhjet Lokale të vitit 2013 në Komunën Qendër dhe rastin e vitit 2017 ku, sicc thonë, kuadra të VMRO-DPMNE-së, në pozicione të larta në policinë sekrete me pasaporta maqedonase me identetite të rrejshme janë arratisur në Greqi, për t`i ikur drejtësisë.

“Sicc njoftoi MPB-ja, hetimet për pasaportat po zhvillohet një periudhë të gjatë për shkak se po merren aktivitete që kanë implikime ndërkombëtare. Në gjithë këtë proces po bashkëpunohet me aleatët tanë strategjik që të zbardhen të gjitha rrethanat që lidhen me personat që në mënyrë të jashtëligjshme janë pajisur me pasaporta maqedonase me identitet të rrejshëm”.

Nga Ambasada e SHBA-së në Shkup kanë theksuar se ata janë duke punuar me MPB-në dhe me Ministritë tjera të Qeverisë si dhe me institucionet për zbatimin e ligjit dhe sundimit të së drejtës, por nuk komentojnë hetimet aktive.

“Derisa ne nuk komentojmë për hetime aktive, Ambasada amerikane punon nga afër me MPB-në, si dhe me Ministritë e Qeverisë dhe Institucionet në RMV që të arrihen qëllimet e përbashkëta për të zbatuar ligjet dhe sundimi I së drejtës, duke llogaritur këtu edhe bashkëpunimin në zbatimin rajonal të ligjeve dhe luftës kundër terrorizmit”.

Ndërkohë, sicc njoftojnë mediat turke, Ekipet e Departamentit për luftë kundër krimit të organizuar në Policinë e Stambollit,  kanë kryer operacione në Stamboll kundër grupit të Sedat Pekerit. Deri tani njoftohet se janë arrestuar 63 persona në operacionet në 121 adresa në Stamboll, Ankara, Koxhaeli dhe Hataj. Sipas mediave turke, operacioni ka filluar në ora 06:00 të mëngjesit.

Klan Macedonia