VMRO-DPMNE-ja ofertën e Zaevit për qeveri të unitetit e ka vlerësuar si konfirmim se Maqedonisë i duhet një qeveri e re dhe se shumica parlamentare është joefikase për t’u përballur me krizën e pandemisë.

“Nëse qeveria e ekspertëve ku në krye do të jetë ndonjë personalitet mbipartiak që do të ishte i pranueshëm për të gjithë, që do të mund ta udhëheq vendin deri në zgjedhjet lokale e më pas të organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme, ne jemi gati që të bisedojmë për këtë koncept”, tha Antonio Miloshoski.

Ndryshe, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në fund të Shkurtit, në një prononcim për mediat kishte deklaruar se është koha që qeveria të dorëhiqet dhe të formohet një qeveri teknike, që sipas tij, do ta përgatiste vendin për zgjedhje të parakohshme dhe të drejta.

Klan Macedonia