“Në këto momente kur po mbizotërojnë kriza të shumta dhe kur po mbizotëron kaosi i përgjithshëm në shtet, Maqedonia nuk guxon të humbë asnjë ditë, e le më 100 ditë me Qeveri teknike që nuk do të zgjidh asnjë problem.”

Opozita kërkon që këto ndryshime të kalojnë me procedurë të shkurtër dhe të jenë në rend të ditës në seancën e radhës, që duhet të mbahet të mërkurën. Për këtë propozim kanë kërkuar mbështetje edhe nga shumica parlamentare, por sipas Micevskit, ato nuk janë përgjigjur. Megjithatë, përfaqësuesit e shumicës u përgjigjën para mediave. Jovan Mitreski nga LSDM, rikujton se pikërisht VMRO DPMNE ishte kundër shfuqizimit të Qeverisë së Përzhinës

“Sipas asaj marrëveshje, Qeveria e Përzhinës duhej të ishte aktive vetëm për zgjedhjet e 2016-tës. Pasi e humbi pushtetin, VMRO DPMNE ishte kundër shfuqizimit të Qeverisë së Përzhinës. E kemi patjetër ta konstatoj që më në fund VMRO DPMNE e pranoi se ka institucione shteti ynë që mund të organizojnë zgjedhje fer dhe demokratike. Ka kohë që të diskutohet kjo çështje sepse zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.”

Në vijë të ngjashme janë edhe nga BDI.

”Mendojmë se është e udhës që me konsensus të propozohen zgjidhje të këtilla ligjore, aq më tepër kur e kemi parasysh se me konsensus të gjerë nga të gjitha partitë politike në vend, partitë më serioze u bënë ndryshimet në këtë drejtim. Dua të theksoj se BDI ka arritur dakordancë më herë si me LSDM-në si me VMRO DPMNE-në, për shfuqizimin e Qeverisë teknike për arsye se është e palogjikshme që një vend që është anëtarë i NATO-s, një vend aspirant për anëtarësim në BE që pritet të hap negociata, të ketë Qeveri teknike për arsye të mosbesimit ndaj institucioneve për realizimin e një procesi zgjedhor.”

Njësoj si LSDM-ja edhe nga BDI konsiderojnë se ka kohë deri në zgjedhjet e ardhshme që të diskutohet për ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me qëllim që të arrihet konsensus më i gjerë për këtë çështje.

Klan Macedonia