VMRO: Takim liderësh vetëm për zgjedhje të parakohshme

VMRO: Takim liderësh vetëm për zgjedhje të parakohshme

12:15 15/07/2019

Në tavolinë ligji për PSP-në, censusi dhe reforma zgjedhore

Nga LSDM-ja thonë se janë të gatshëm të takohen me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin, ku do të bisedonin për shumë tema për zhbllokimin përfundimtar të negociatave mes grupeve të punës për PSP-në, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, si dhe për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë.

“Ne nuk ikim nga negociatat për çështje qëjanë me interes për shtetin dhe qytetarët. Ende nuk ka një marrëveshje konkretepër takim eventual dhe për temat, por i bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së që të mos i bllokojë proceset që janë në interes të vendit”,shprehet Kostadin Acevski.

Nga VMRO-DPMNE-ja me qëndrimin se nuk ka ambient në vend që të funksionojë dialogu politik mes pushtetit dhe opozitës. Opozita insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Duhet pjekuri politike tek Zaevi dhe pushteti që të ulen e të bisedojnë që sa më shpejtë të organizohen zgjedhje tëparakohshme parlamentare, për shkak se burimi i të gjitha problemeve qëndron në qeveri. Dhe ata si burim i problemeve nuk mund të jenë pjesë e zgjidhjes, thotëNaum Stoilkovski.

Kryeministri Zoran Zaev që para një muaji paralajmëroi se do ta ftojë liderin e VMRO-DPMNE-së Mickoskin në një takim liderësh për të biseduar për tre temat që lidhen me miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ku do të vendosej votimi në një njësi zgjedhore, ashtu siç angazhohet LSDM-ja dhe disa parti të vogla, si dhe për Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë që do të zbatohej vitin e ardhshëm. Mickoski nga ana tjetër ka theksuar se në kushte të ndjekjes politike, akuzave dhe aktgjykimeve me porosi, përveç për ligjin për Prokurori, në tavolinën e negociatave duhet të gjendet edhe tema e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.     

Tv Klan       





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi